Chelsea rikthehet në garë për Declan Rice, rivalizon dy ekipet e Manchesterit

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Declan Rice mund të rikthehet te Chelsea pas tetë viteve të kaluara te West Ham United.

Mesfushori anglez ishte larguar nga akademia e Chelseat në moshën 14-vjeçare dhe që nga ajo kohë ka kaluar të gjitha grupmoshat tek rivalët londinez, West Ham United.

E ardhmja e lojtarit është ende e paqartë, pasi ai ka shkëlqyer sezonet e fundit dhe është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.

West Ham i ka ofruar rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2024, por vet lojtari dëshiron një klub më të madh.

Chelsea është rikthyer fuqishëm në garë për të nënshkruar me të, me trajnerin Thomas Tuchel që dëshiron ta ketë në skuadër.

Kampioni në fuqi i Evropës dëshiron transferimin e anglezit për ta formuar një dyshe me N’Golo Kanten në mesfushë.

West Ham dëshiron 65 milionë euro nga shitja e yllit të ekipit, por Chelsea po synon të ofrojë më pak para dhe të përfshijë ndonjë lojtar në marrëveshje.

Gjithsesi lojtari vazhdon të kërkohet edhe nga dy skuadrat e Manchesterit, City e United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme