Chelsea synon edhe tri transferime

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Chelsea tashmë ka finalizuar marrëveshjet për katër futbollistë, megjithatë përforcimi i skuadrës së Frank Lampard ende nuk ka përfunduar.

Mediat britanike raportojnë se Chelsea synon të bëjë edhe tri transferime, transmeton KOHA.

Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell dhe Malang Sarr tashmë janë futbollistë të Chelseat.

Sipas Evening Standard “Të Kaltrit” synojnë të transferojnë edhe Kai Havertzin nga Leverkuseni Thiago Silvan nga PSG-ja dhe një portier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme