Chicharito shënon gol të bukur me thembër në MLS

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Chicharito po argëtohet me LA Galaxy në Major League Soccer.

Ylli meksikan shënoi një gol të bukur me thembër ndaj Colorado Rapids, në “Dignity Health Sports Park”.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1 për vendasit, edhe pse patën një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton direkt të kuq të Douglas Costas, transmeton Klankosova.tv.

Chicharito nuk po heq dorë nga ëndrra e tij për të shkuar në Katar 2022 me Meksikën, pavarësisht se trajneri Tata Martino nuk ishte i prirur për ta thirrur atë.

Me secilën prej këtyre paraqitjeve, sulmuesi padyshim që po i jep trajnerit argjentinas diçka për të menduar.

Goli të kujton të tjerët që ai shënoi me Meksikën në të kaluarën dhe madje edhe në vitet e tij të hershme te Manchester United.

Të ngjashme