Chiellini akuzon lojtarët e Realit se e kanë blerë ndeshjen

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 08:56 | Nga

Padyshim që është një ndeshje që ka për të mbetur gjatë në memorien e tifozëve të futboll.

Për sfidën Real Madrid – Juventus do të përflitet për ditë të tëra në vazhdim për shkak të episodeve të shumtë që kishte në vetëm 5 minutat e fundit të sfidës.

Kur dukej sikur ndeshja do të shkonte në kohën shtesë pasi Juve kishte përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë, Medhi Benatia shtyn Lucas Vazquezin brenda zonës dhe gjyqtari akordon një penallti.

Lojtarët e Juventusit çmenden me vendimin duke protestuar në mënyrë agresive drejt Michael Oliver i cili pak më pas nxjerr me karton të kuq Buffon.

Kaos, Allegri që konfrontohet me Ramos, media italiane dhe spanjolle konfrontohet në tribunë dhe Chiellini me gjestin e ndeshjes.

Ai duket qartë që i thotë Marcelos “you pay” duke i bërë gjestin e parave, kinse e kanë blerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme