Chiellini: Shpresoj se Jorginho do ta fitojë Topin e Artë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, Giorgio Chiellini e ka mbështetur shokun e tij të skuadrës italiane, Jorginho për të fituar Topin e Artë.

Reprezentuesi italian i lindur në Brazil e kishte një sezon të jashtëzakonshëm 2020-21, duke fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe më pas Kampionatin Evropian me Italinë.

Për ta përmbyllur atë, ai ndihmoi “Blutë” të fitojnë gjithashtu Superkupën e UEFA-së, dhe akoma ai mund të shtojë Ligën e Kombeve në koleksionin e tij të trofeve në vitin 2021, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Shpresoj që ai mund të fitojë Topin e Artë, sepse ai është një mik dhe un do të ndiej se çmimi është po aq i imi sa një italian”, tha Chiellini në konferencë para ndeshjes së Chelseat në Ligën e Kampionëve.

“Ai ishte çelësi për përbërjen tonë dhe ne fituam shumë ndeshje për shkak të tij”, tha Chiellini.

“Unë gjithmonë e kam konsideruar Jorginhon si një lojtar të madh pas dy seancave të para stërvitore që kishim së bashku, por ai ka evoluar nën drejtimin e Roberto Mancinit”.

Të ngjashme