Chinaglia, italiani që bartte armë dhe grushtonte bashkëlojtarët

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Një italian i panjohur, me këmbë të shpejta e gjuhë edhe më të shpejtë, Giorgio Chinaglia, i njohur me nofkën “Johni i gjatë” për shkak të ngjashmërisë me John Charlesin, ishte njëri prej sulmuesve më të mirë të futbollit gjatë viteve të 70-ta.

Si golashënuesi më i mirë në Serie A, gjatë edicionit 1973/74, Chingalia udhëhoqi Lazion drejt titullit të parë dhe gjithashtu fitoi njohje ndërkombëtare, duke regjistruar 14 ndeshje për Italinë dhe realizoi katër gola. Chinaglia, gjithashtu, ka qenë yll i ekipit New York Cosmos në futbollin e Amerikës së Veriut, duke ndihmuar atë drejt katër titujve rresht. Por të gjithë ata që e kanë njohur Chinaglian, mund të konfirmojnë se ai ka qenë person problematik dhe i papërmbajtshëm.

“Girgio ka qenë lojtar fantastik, por nuk ka ndonjë karrierë për shkak të skandaleve të shumta që i ka bërë”, pati thënë bashkëlojtari i tij te Cosmosi, Franz Beckenbauer.

Edhe pse kishte lindur në Itali, Chinaglia në vitin 1955 kur ishte tetë vjeç u zhvendos në Cardiff të Uellsit. Babai i tij, Mario, ishte larguar nga vendlindja për të gjetur punë në industrinë e çelikut dhe në Uells e gjithë familja është dashur të jetojë në një dhomë.

Në fakt, familja Chinaglia ishte aq e varfër saqë Giorgio i ri çdo mëngjes përgjatë rrugës në shkollë vidhte qumështin e lënë para shtëpive të tjera. Si njëri prej nxënësve të paktë të huaj në shkollë, Chinaglia shpesh ishte shënjestër e disa djemve lokalë…/Koha.Net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme