CIES: Xhaka, pjesë e formacionit të sezonit në Premierligë

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është emëruar në formacionin e sezonit në Premierligë nga CIES.

Ai paraprakisht u emërua si futbollisti më i mirë i Arsenalit në sezonin 2020/21.

Xhaka u zgjodh në qendër të mesfushës bashkë me yllin e Manchester Cityt, Rodrin.

Manchester City është klubi që ka më së shumti futbollistë, gjithsej pesë.

Në portë është Ederson, pastaj në qendër të mbrojtjes Ruben Dias dhe Lindelof, kurse në krahë janë Robertson dhe Cancelo.

Para Rodrit e Xhakës gjendet Bruno Fernandes që së bashku me Sterling dhe Mount gjenden prapa Harry Kane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme