Cikalleshi asiston në gol dhe humb një penallti

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ishte protagonist në fitoren 2:1 të Konyasporit në udhëtim ndaj Erzurumit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 32-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Cikalleshi në minutën e nëntë asistoi për Deni Milosheviq, që realizoi për 1:0. Në minutën e 26-të Cikalleshi humbi penallti, kur rezultati ishte 1:1. Por skuadra e tij në minutën e 44-t shënoi golin e fitores, 2:1.

Elbasan Rashani startoi te Erzurumi. Luajti deri në minutën e 55-të. Te Konyaspori startuan Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi. Cikalleshi kompletoi ndeshjen kurse Bytyqi u zëvendësua në minutën e 74-t. Erdon Daci qëndroi në stol.

Konyaspori është i 12-ti me 39 pikë nga 30 ndeshje. Erzurumi renditet i parafundit (20). Në 31 ndeshje ka mbledhur 27 pikë.

Të ngjashme