Cikalleshi: Me Kosovën si vëllazërore, por do të japim maksimumin

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:41 | Nga

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, dy ndeshje këto që vlerësohen në kampin kuqezi, gjë që e thekson edhe sulmuesi i rikthyer në kombëtare, Sokol Cikalleshi.

“Janë dy ndeshje të rëndësishme. Më interesantja është përballja me Kosovën, që është si një vëllazërore. Por, ne do të hyjmë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin. Shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv, si me Kosovën, ashtu edhe me Ukrainën”, deklaroi Cikalleshi.

Edhe për sulmuesin tjetër Rei Manaj, këto dy ndeshje kanë shumë rëndësi, pasi në shtator fillojnë ndeshjet e Nations League dhe duhet formuar grupi.

“Duhet formuar skuadra që do të luajë eliminatoret e Evropianit. Nuk mendoj se ndeshja e parë është më e lehtë sesa e dyta. Të gjithë do të kërkojnë të fitojnë ndeshjen e së martës, pavarësisht se ajo është kundër Kosovës apo Ukrainës”, theksoi Manaj.

Sfida mes Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet të martën në orën 19:00, në stadiumin e Zyrihut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme