Cilët janë futbollistët e parë që morën konfirmimin nga FIFA për Kosovën

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 17:45 | Nga

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka konfirmuar për Kohën Ditore emrat e futbollistëve të parë që kanë marrë konfirmim pozitiv nga FIFA për të luajtur për Kosovën.

Në intervistën dhënë Kohës Ditore, të cilën mund ta lexoni të plotë në numrin e nesërm, Vokrri ka thënë se Fanol Perdedaj, Hekuran Kryeziu e Bersant Celina ishin lojtarët e parë që kanë marrë konfirmim pozitiv.

Vokrri ka treguar se Kosovës i ka ndihmuar shumë Zvonimir Bobani, ish-ylli i Kroacisë, që tani është me post të lartë në FIFA.

“Kam folur 2-3 herë me Zvonimir Bobanin që është këshilltar i kryetarit Infantino dhe zëvendëssekretar gjeneral i cili është angazhuar maksimalisht për përshpejtimin e procedurave. Falë tij i morëm edhe tri konfirmime. Fanol Perdedaj, Hekuran Kryeziu dhe Bersant Celina kanë marrë konfirmim pozitiv. Ne shpresojmë që sa më shpejtë të vijnë edhe konfirmimet tjera. Ka gjasa që edhe të vonohen, por ne jemi të përgatitur edhe në atë solucion”, ka thënë Vokrri.

Të ngjashme