Çitaku për lojtarët e Kosovës: As 100 ambasadorë si unë s’do ta promovonin vendin siç kanë bërë ata

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

E ftuar në emisionin Frontal në T7, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku foli ndër tjera edhe për ekipin e kombëtares së Kosovës.

Çitaku tha se as 100 ambasadorë si ajo nuk do të kishin mundur ta promovonin vendin siç kanë bërë futbollistët e Kombëtares së Kosovës

“Jam shumë krenare me djemtë tanë. Ajo çfarë kanë bërë ata për Kosovën, këtë po e them edhe nga përvoja si ambasadore, djemtë e kombëtares, Majlinda, çfarë kanë bërë për Kosovën nuk blihet me para. Edhe jo unë, por as 100 ambasadorë si unë nuk do të kishin mundur me bë promovim për vendin siç kanë bërë ata. Në kontekstin nd kontekstin ndërkombëtar i kanë dhënë Kosovës emër edhe jehonë. Mirëpo unë këta djem i du edhe për shkak se çfarë bëjnë brenda për Kosovën. Na e kemi pasë Fadil Vokrrin, hero mirëpo pastaj për shkak të rrethanave politike djemtë tanë nuk kanë mundur të garojnë në gara as rajonale as ndërkombëtare dhe na filluam të krijojmë heronj nga jashtë, e sot më bëhet zemra mal kur shkoj nëpër qytete ndryshme, ec nëpër shesh edhe shumica e ndrresave nuk janë Messi e Ronaldo, por janë Muriqi, Rashica, Rrahmani, Vojvoda, krejt. Ata janë heronjtë e ri të Republikës. Jam pasionante si tifoze. Nuk po du me dhanë prognozë se po frikësohem se po i marr mësysh” – tha ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA.

Kujtojmë se Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin fuqinë botërore, Spanjën me fillim nga ora 20:45.

10% e kapacitetit të stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë kosovarë në përkrahje të kombëtares.

Të ngjashme