City afër marrëveshjes me talentin Sarmiento

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është afër të arrijë marrëveshje me Dario Sarmiento, i cili momentalisht është pjesë e Estudiantesit, për një shumë rreth 24 milionë euro, raporton “TodoFichajes”.

Gjigantët e Premier Ligës angleze janë shumë afër të arrijnë marrëveshje me skuadrën nga Argjentina, për sulmuesin 17 vjeçar.

Raportohet se menjëherë pas blerjes së Sarmientos, Manchester City do ta dërgojnë atë në formë huazimi tek ndonjë ekip tjetër, vetëm për t’i ofruar atij më shumë eksperiencë në futbollin evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme