City, Bayern dhe PSG i trokasin në derë Juventusit për Dybala

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Disa topklube evropiane janë dhënë pas sulmuesit të Juventus, Paulo Dybala.

Zonja e Vjetër ka pranuar oferta për argjentinasin nga Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, shkruan Tuttosport, transmeton Klan Kosova.

Në Itali është rritur besimi se Bianconeri mund të tundet nga një ofertë 100 milionëshe për 25 vjeçarin.

Por që tash për tash Zonja e Vjetër është duke injoruar vëmendjen rreth çmimit.

Por që bisedime mund të ketë gjatë verës për një ofertë të ngjashme me atë të Paul Pogba që iu bashkua Manchester United në vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme