City dhe Barça arrijnë marrëveshje për Bernardo Silvan

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Manchester City dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për Bernardo Silvan.

Përfaqësuesi portugez qe një kohë është bërë objektiv i gjigantit katalunas dhe duket se transferimi do të realizohet këtë verë.

Të paktën, kështu shkruajnë sot mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

27 vjeçari ishte transferuar në “Etihad Stadium” në vitin 2017 nga Monaco, ndërsa një kohë ishte bërë lojtar i rëndësishëm për kampionin aktual anglez.

Sidoqoftë, epoka e tij në Angli duket se ka marrë fund dhe tash ai do ta nisë një faqe të re në La Liga.

Thuhet se Barça do t’i paguajë rreth 50 milionë euro për kartonin e përfaqësuesin portugez.

Barça tash duhet ta arrijë marrëveshjen edhe me lojtarin, përfshirë këtu rrogën dhe bonuset.

Katalunasit ishin mjaft aktivë në këtë afat kalimtar, por ende nuk e kanë marrë dritën e gjelbër nga La Liga për regjistrimin e përforcimeve. 

Të ngjashme