City dhe Guardiola po ndiejnë lodhjen e tre vjetëve të suksesshëm

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola ka humbur vetëm 71 ndeshje si kryetrajner, ndërkohë në karrierë ka 643 ndeshje në krye të Barcelonës B, Barcelonës, Bayern Muenchenit dhe Manchester Cityt, që shtrihen në një periudhë 12- vjeçare.

Kështu që humbjet nuk vijnë shumë shpesh për një prej trajnerëve më të suksesshëm në botën e futbollit. Ndoshta ky jofamiljaritet me humbjet shpjegon edhe sjelljet e tij të çuditshme kur skuadra e tij pëson.

Komentet e tij pas humbjes së Manchester Cityt ndaj Liverpoolit të dielën ishin tipike për këtë.
Ai e përshkroi paraqitjen e Cityt si “një nga performancat që më bën më së shumti krenar në të gjitha vitet e mia si trajner”, ndonëse Liverpooli ishte superior.

“Krenar” ishte pikërisht fjala që e përdori edhe pasi që Manchester City pësoi ngushtë nga Tottenhami në çerekfinale të Ligës së Kampionëve stinorin e kaluar. Duket se është reagimi i Pepit në situata të tilla.
Edhe më e çuditshme ishte përgjigjja e tij kur u pyet për ekzagjerimin e tij me “faleminderit” kur u përshëndet me referët pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Manchester Cityt iu mohuan dy penallti pas lojës me dorë në zonë.
Përshëndetja që ia bëri referit Michael Oliver dhe ndihmësve të tij bëri bujë në rrjetet sociale.

Të ngjashme