City futet në garë për Coutinhon, Guardiola e do me çdo kusht brazilianin

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori brazilian Philippe Coutinho duket se ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Manchester City është skuadra e radhës që i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit brazilian.

Chelsea, Manchester United, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Newcastle Untied janë skuadrat tjera angleze që duan shërbimet e Coutinhos.

27-vjeçari është i huazuar te Bayern Munich nga Barcelona, por kampioni gjerman nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes.

Barcelona nuk e ka në plane Coutinhon dhe ka qëllim që ta shes atë para muajit korrik për t’iu shmangur ndonjë dënimi nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar.

Pep Guardiola e pëlqen shumë Coutinhon dhe është i bindur se braziliani do ta rikthejë formën e dikurshme në Ligën Premier.

Megjithatë City nuk është gati të shpenzojë më shumë se 80 milionë euro për transferimin e brazilianit, pa marrë parasysh se Barcelona e vlerëson 100 milionë. 

Të ngjashme