City gjobitet nga FIFA

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është gjobitur me 370 mijë franga zvicerane pasi ka pranuar se ka shkelur rregullat e FIFA-s për transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

FIFA ka thënë se City ka shkelur nenin 19 të rregullores ku thuhet se “transferimet ndërkombëtare të lojtarëve janë të lejuar vetëm kur futbollistët janë mbi moshën 18-vjeçare”.

Për shkelje të njëjta, Chelseat i është ndaluar blerja e lojtarëve për dy afate kalimtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme