City i Guardiolës i frikshëm para finales së Superkupës

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është duke u përgatitur në mënyrën më të mirë që të nisë sa më mirë sezonin e ri në Premierligë.

Të besuarit e Pep Guardiolës e kanë fituar edhe miqësoren e radhës.

City arriti ta mposhtë 4-1 Blackpoolin me dy gola të Gundogan, një Mahrez dhe një tjetër Edozie.

Ky i fundit hapi serinë e golave në minutën e tretë, derisa tre të tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht Mahrez shënoi për 2-1, derisa më pas Gundogan për 3-0 dhe 4-0.

Kjo ishte miqësorja e fundit për Cityn para finales së Superkupës së Anglisë me Leicester Cityn që do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:15.

Të ngjashme