City i pandalshëm, i shënon pesë gola për 18 minuta Watfordit

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Manchester City po tregohet i pandalshëm në takimin ndaj Watfordit për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Qytetarët e kanë vulosur fatin e takimit ndaj Watfordit pa nisur mirë ndeshja.

Djelmoshat e Pep Guardiolas kanë arritur t’i shënojnë plot pesë gola për 18 minuta mysafirëve londinez.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pa u mbushur mirë një minutë me David Silvan, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kevin De Bruyne.

Për epërsinë 2-0 u përkujdes sulmuesi Sergio Aguero (6”), ndërsa për 3-0 shënoi Riyad Mahrez (12′).

Në minutën e 15-të City shënoi për 4-0 me anë të Bernardo Silvas, ndërsa për 5-0 shënoi Nicolas Otamendi (18′) nga afërsia. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme