City ia cakton çmimin Jesusit

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë, Manchester City ia ka caktuar çmimin sulmuesit brazilian Gabriel Jesus, përcjellë të hënën tabloidi anglez “The Sun”.

Mësohet se City për të lënë të lirë Jesusin, kërkon hiç më pak se 115 milionë euro dëmshpërblim, shkruan “Koha Ditore”.

Këtë veprim City e ka bërë për shkak se ekipet si PSG dhe Bayern Munchen, kanë shprehur interesim për Jesusin.

Sulmuesi 22-vjeçar, këtë edicion po kalon një formë të mirë te City, pasi ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Jesusi ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2023. Ai te skuadra angleze është transferuar në janar të vitit 2017 nga Palmeirasi për 32 milionë euro.

Jesus, gjithashtu ka edhe 37 ndeshje dhe 12 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Brazilit.

Të ngjashme