City ia dhuron numrin 10 Grealishit, a do të thotë se s’ka vend për Messin?

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht, Jack Grealisht është futbollist i Manchester City.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Cityn, deri më 2027. Grealisht i ka kushtuar Cityt 120 milionë euro.

Ai ka marrë numrin 10 te klubi i ri, numër që ndoshta i minimizon gjasat që Lionel Messi të transferohet në Premierligë.

Messi zyrtarisht është larguar nga Barcelona dhe City me PSG-në janë destinacionet më të mundshme, por me veprimin e fundit të klubit anglez, Leo i afrohet edhe më shumë Parisit.

Të ngjashme