City ka gati ofertën për Hazard

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 14:50 | Nga

Qytetarët janë të interesuar ta kenë belgun në radhët e tyre, në rast se ai vendos të largohet nga Stamford Bridge, ndaj janë duke bërë gati një ofertë për të.

Manchester City është duke bërë gati një ofertë për përfaqësuesin e Belgjikës, Eden Hazard, nëse ai vendos të largohet nga Chelsea këtë verë.

Blutë nuk arritën të kualifikohen për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve dhe belgu është duke pritur të shohë lëvizjet në skuadër për ta vendosur të ardhmen e tij.

Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola mori titullin e Premierligës dhe është duke shikuar mundësinë e përforcimit të radhëve gjatë verës.

Një ofertë prej 120 milionë eurosh për Hazard është e mundshme, ndërsa paga e tij në Etihad Stadium llogaritet të jetë rreth 350 mijë euro në javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme