City kërkon Chilwellin

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City është i vendosur për ta transferuar në radhët e veta qendërmbrojtësin e Leicesterit, Ben Chilwell.

Mediumet angleze të hënën kanë raportuar se City tashmë i ka ofruar Leicesterit 60 milionë euro për transferimin e Chilwellit në afatin kalimtar të janarit, transmeton “Koha Ditore”. Chilwell pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.

Chilwell këtë edicion ka gjashtë ndeshje me Leicesterin në kampionat dhe vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Premier League. Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024 kurse këtij klubi i është bashkuar në janar të vitit 2016 nga Huddersfieldi. Chilwell ka edhe tetë paraqitje me Anglinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme