City kërkon dyshen Lautaro – Koulibaly

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është duke u interesuar për transferimin e dyshes së Series A, Lautaro Martinezit të Interit dhe Kalidou Koulibalyt të Napolit, shkruan “Sky Sports”.

City ka rritur interesimin në përforcime në afatin kalimtar të verës pasi është hequr pezullimi dyvjeçar nga Liga e Kampionëve.

City e sheh Lautaron si pasardhës të Sergio Agueros, por për transferimin e tij do të ketë konkurrencë nga Barcelona. Ndërkohë Koulibaly vlerësohet përforcim ideal për repartin defensiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme