City llogarit në qëndrimin e Agueros

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Manchester City llogarit në qëndrimin e sulmuesit argjentinas Sergio Agueros, edhe nëse mbetet në fuqi suspendimi i Cityt nga Liga e Kampionëve, shkruan “Evening Standard” të hënën.

Sulmuesi argjentinas është në mesin e atyre që është llogaritur se mund të largohen nëse mbetet në fuqi pezullimi dyvjeçar i Cityt nga kupat evropiane.

Mirëpo, te City po llogarisin se rekordmeni i golave do të qëndrojë.

Aguero 31-vjeçar këtë stinor ka realizuar 23 gola dhe asistuar tre tjerë në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme