City me dy mungesa të mëdha kundër Chelsea

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 15:41 | Nga Ekonomia Online
Manchester City nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarët kryesor të skuadrës për derbin ndaj Chelsea.
Chelsea të shtunën me fillim nga ora 18:30 në ‘Stamford Bridge’ pret liderët e Premierligës, skuadrën e Manchester Cityt.

Një përparësi për Chelsea në këtë ndeshje, është mungesa e dy lojtarëve kryesor të Manchester City, shkruan lajmi.net.

Trajneri Pep Guardiola, edhe në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne.

Pas 15 xhirove, Manchester City kryeson me 41 pikë, ndërsa Chelsea zë vendin e katërt me 31 pikë.

Të ngjashme