City me ofertë për Oyarzabalin

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka ofruar 60 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e sulmuesit të krahut, Mikel Oyarzabal, kanë njoftuar mediumet angleze të enjten.

Bëhet e ditur se City po insiston për transferimin e 22-vjeçarit gjatë janarit pas paraqitjeve të mira që ka bërë me Real Sociedadin këtë edicion në La Liga, transmeton Koha Ditore.

Oyarzabal ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime në tetë ndeshje kampionale. Ai pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që e sheh si përforcim të duhur për repartin ofensiv.

Oyarzabal prej janarit të vitit 2016 është pjesë e ekipit të parë të Sociedadit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Të ngjashme