City me Sterlingun shkel West Hamin në ndeshjen e parë në Premierligë

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Bindshëm e ka nisur luftën për mbrojtjen e titullit në Premierë Ligën angleze, Manchester City.

Me rezultat 5 me 0 e ka mposhtur West Ham Unitedin, madje si mysafir.

Ekipi i Pep Guardioles e ka marrë epërsinë e parë në minutën e 25, me golin e Gabriel Jesus. Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushimin 15 minutësh.

E rikthimi në fushë ishte mbresëlënës me Cityn dhe Raheem Sterling që ka shënuar hattrick. Golin e parë anglezi e shënoi në minutën e 51, të dytën për të e të tretën për ekipin në minutën e 75 ndërsa e fundosi përfundimisht Wes Hamin në minutat e fundit të ndeshjes.

Para golit të fundit të Sterlingut në listën e realizatorëve u shtua edhe Sergio Aguero që shënoi nga pika e bardhë.

Kjo është java e parë në Premierë Ligë.

Të ngjashme