City mund ta zëvendësojë Agueron me yllin e Atleticos

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kontrata e Sergio Agueros me Manchester Cityn përfundon në verë.

“Deportes Cuatro” shkruan se nëse sulmuesi argjentinas largohet nga klubi, ai mund të zëvendësohet me yllin e Atletico Madridit, Joao Felix, që është 21-vjeçar.

Talenti portugez u transferua te Atletico Madridi nga Benfica për edicionin 2019/20, por ende nuk e ka arritur formën të cilën e kishte te Benfica.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, po e konsideron lirimin e 21-vjeçarit, pasi nuk e ka bindur me shpirtin luftarak në fushë.

Këtë edicion, Felix ka shënuar 10 gola dhe pesë asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat. Ndërkohë, Aguero ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka realizuar dy herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme