City në garë për Mendesin

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Pas Real Madridit e Juventusit, edhe skuadra e Manchester Cityt është futur në garë për mbrojtësin e majtë të Sportingut, Nuno Mendes.

Mësohet se City është i gatshëm të paguajë rreth 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit pas përfundimit të këtij edicioni.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ka identifikuar portugezin që këtë edicion ka shpërthyer në ekipin e parë të Sportingut.

Mendes ka kontratë me skuadrën portugeze deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka një gol e dy asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme