City në garë për Rabiotin

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 13:09 | Nga

Pas Barcelonës e Juventusit edhe Manchester City është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot, ka njoftuar “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Rabiot, 23-vjeçar, në fund të këtij edicioni do të largohet nga ekipi francez, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verë. Ai pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që e sheh si përforcim ideal në ekipin e tij.

Këtë edicion Rabiot ka shënuar një gol në pesë ndeshje të zhvilluara në Ligue 1. Rabiot si futbollist është zhvilluar te PSG-ja, kurse karrierë ka bërë edhe te Toulouse.

Prej vitit 2013 është pjesë e ekipit të parë të PSG-së. Rabiot ka edhe gjashtë paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme