City nuk do të bëjë transferime në janar

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka insistuar se ekipi i tij nuk do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në një intervistë për mediumet angleze, Guardiola ka thënë se deri në fund të këtij edicioni do të mbështetet te futbollistët që i ka në dispozicion. Sipas tij, City nuk ka nevojë të bëjë ndonjë transferim gjatë këtij muaji.

“Nuk do të bëjmë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të dimrit. Do ta mbyllim sezonin me futbollistët që i kam në dispozicion”, është shprehur Guardiola.

Skuadra e Cityt, aktualisht zë vendin e tretë në Premier League dhe prej orës 19:00 do të përballet me Aston Villan në “Etihad Stadium” në kuadër të xhiros së 19 të kampionatit anglez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme