City ofron 75 milionë euro për Koulibalyn

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë, Manchester City është i vendosur për të transferuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tabloidi anglez “The Sun” ka raportuar të enjten se City i ka bërë ofertë zyrtare ekipit italian për Koulibalyn, të cilin e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se për transferimin e tij, City ka ofruar 75 milionë euro dëmshpërblim. Senegalezi 28-vjeçar, më herët ka paralajmëruar largimin nga Napoli edhe pse ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2023.

Këtë edicion, Koulibaly ka regjistruar 14 paraqitje për Napolin dhe vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2014 kur u transferua nga Genku për 7.5 milionë euro dëmshpërblim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme