City pas Kanet

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane. Mediumet angleze kanë raportuar se trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar që gjatë afatit kalimtar të verës transferimin e reprezentuesit të Anglisë.

Guardiola po e sheh Kanen si zëvendësim ideal për Sergio Agueron, i cili do të largohet nga City në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.

Te City po besojnë se mund ta bindin Tottenhamin në lirimin e Kanet me një ofertë të majme pasi edhe vet sulmuesi po dëshiron të jetë pjesë e një ekipi që do të luftojë për trofe. Kartoni i Kanet vlerësohet mbi 100 milionë euro kurse 27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024. Këtë edicion, Kane ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 16 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme