City shpreson që ta mposhtë Barcën për Griezmann

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Kalimi i shumpërfolur i Antonie Griezmann te Barcelona nuk është punë e kryer.

Manchester City është në mesin e klubeve që shpreson të nënshkruajë me sulmuesin francez, i cili njoftoi së fundmi se do të largohet nga Atletico Madrid, këtë verë, shkruan Sport, transmeton Klan Kosova.

Griezmann ka një klauzolë prej 200 milionësh, e cila bjen në 120 milionë më 1 korrik, dhe City shpreson që ta fitojë garën me Barcelonën, por edhe Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Barca nuk do me çdo kusht të nis luftë për Griezmann, kështu që nuk do të shtyjnë marrëveshje nëse nuk shohin sinjal të hapur se futbollisti ka dëshirë që të kalojë te kampioni i La Ligas.

Të ngjashme