City-United, formacionet e mundshme

Prishtinë | 02 Tet 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja kryesore sot në arenën ndërkombëtare, do të zhvillohet në ligën më të fortë në planet, në Premier League.

Manchester City dhe Manchester United do të përballen, në kuadër të xhiros së tetë, njofton Klankosova.tv.

City, si zakonisht e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos me ardhjen e Erling Haaland, i cili s’ka të ndalur – 14 gola në 10 paraqitje, në të gjitha garat.

Në anën tjetër, trajneri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, e nisi keq aventurën me dy humbje radhazi, por në katër ndeshjet e fundit United, ka katër fitore rresht dhe do të synojë të pestën sot ndaj kampionit aktual.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Etihad”, me fillim nga ora 15:00.

Formacionet e mundshme:


Të ngjashme