Citytit i kushtoi përkushtimi për lojë atraktive

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Çelik dhe pragmatik janë fjalë që rrallë asociohen me skuadrën atraktive të Manchester Cityt të Pep Guardiolas, por këto janë karakteristika që do t’i shërbejnë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të mërkurën mbrëma nga Tottenhami.

I tillë është intensiteti i garës për titull të Premier Leagues, saqë City do të ketë pak kohë për të menduar dhe analizuar dështimin në Evropë në mënyrë aq dramatike nga Tottenhami i Mauricio Pochettinos.

Manchester City do të përballet sërish me Tottenhamin të shtunën, kësaj radhe në Premier League, ndërsa nuk e ka luksin për të bërë lëshime pasi Liverpooli po vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Më pas të mërkurën do të përballet me rivalin lokal Manchester Unitedin në “Old Trafford”.

Derisa trajneri i Cityt, Pep Guardiola, kurrë nuk ka pranuar se cilat janë prioritetet e tij sa u përket titujve, mënyra se si ka folur për Ligën e Kampionëve ka lënë të kuptohet se është një titull që do t’ia kishte sjellë kënaqësinë më të madhe.

Por sikur vitin e kaluar, Manchester City dështoi. Në të dy rastet dështoi ndaj skuadrave angleze. Derisa vitin e kaluar pësoi 5:1 pas dy ndeshjeve nga Liverpooli, kësaj radhe u eliminua në saje të rregullit të epërsisë së golit si mysafir. City fitoi 4:3 në shtëpi të mërkurën mbrëma ndaj Tottenhamit, por ndeshjen e parë në udhëtim e kishte humbur 1:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme