Claudio Bravo në radarin e Cityt

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 09:19 | Nga

Pep Guardiola ka shtuar përpjekjet për transferimin e portierit të Barcelonës, Claudio Bravo në Manchester City.

Claudio Bravo mund të largohet nga Barcelona, në javët e ardhshme.

Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vazhdon të bëjë përpjekje për transferimin e portierit në Etihad Stadium, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Bravo është portier titullar i Barcelonës në La Ligë, por është rezervist në Ligën e Kampionëve.

Dhe, ky fakt mund të shkojë në dobi të Manchester Cityt që është i gatshëm t’i premtojë statusin e titullarit në vend të Joe Hart, që nuk e bind Guardiolën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme