Çmendet Barcelona, 100 milionë euro për yllin e Premier Ligës

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi dhe ka hedhur sytë nga një futbollist i Premier Ligës.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, katalanasit kanë bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Evertonit, Riçarlison.

Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

richarlison_of_brazil_reacts_during_the_friendly_international_s_978288

Thuhet se Evertoni e ka refuzuar ofertën 100 milionë euro për futbollistin brazilian, pasi e konsideron atë shumë të rëndësishëm për ekipin.

Në këtë situatë Barcelona duhet të shikojë për objektiva të tjerë, nëse dëshiron të transferojë një sulmues.

Richarlison-Everton

Të ngjashme