“Çmenduria” e Berlusconit dhe Gallianit: Dybala e Icardi mund ta drejtojnë sulmin e Monzas

Prishtinë | 02 Kor 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala si lojtar i lirë dhe Mauro Icardi që nuk është i dëshiruar më te Paris Saint-Germain, mund të përfundojnë te Monza.

Klubi italian shkroi historinë, duke u inkuadruar për herë të parë në Serie A që nga themelimi i tyre mbi 100 vjeçar.

Monza, që menaxhohet nga ish-dyshja e Milanit, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, po planifikojnë të bëjnë çmenduri në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Dybala dhe Icardi janë në listën e tyre të dëshirave.

Por, La Joya thuhet se është afër kalimit të Interi, ndërsa Icardi po kërkon një skuadër ku mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Galliani ka hapur bisedimet e Wanda Narën, agjenten dhe bashkëshorten e Icardit, për të finalizuar marrëveshjen.

Në anën tjetër, për Dybalan duhet të bëjnë ndonjë mrekulli, që ai të pranojë ofertën e tyre.

Të ngjashme