“Çmenduria” e tifozëve, forcë për përfaqësuesen

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Moti ishte i ligë. Temperatura ishte e ulët, ndërsa shiu nuk ndalej. Ambienti rreth stadiumit si më keq – me shumë lloç, tollovi, mungesë të vendeve për parkim të veturave, shitës ambulantë e shitës ilegalë të biletave. Dhe kundërshtari ishte plotësisht i panjohur. Por të gjitha këto rrethana jofavorizuese nuk patën ndonjë ndikim.

Stadiumi ishte i stërmbushur me shikues që përkrahnin përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Bëhet fjalë për ndeshjen Kosova – Haiti, që u luajt më 5 mars të vitit 2014 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte miqësorja e parë zyrtare e Kosovës, e para pasi FIFA kishte dhënë leje që Kosova të luante miqësore. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:0, por atmosfera në stadium, me gjithë kushtet jo të favorshme, u vlerësua të jetë e nivelit më të lartë të mundshëm.

Lojtarët ishin falënderues për përkrahjen e madhe që morën nga shikuesit në tribuna. Ishin plot 17 mijë shikues në atë takim. Dhe kjo shifër shihej si dëshmi që megjithatë kosovarët e duan sportin, e duan futbollin dhe përfaqësuesen e tyre.

Prej atëherë Kosova ka luajtur shumë ndeshje. Ka mbaruar ciklin e parë eliminator dhe ka nisur garën në Ligën e Kombeve të UEFA-s, një garë e re kjo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme