Coman në vetizolim pasi ishte në kontakt me një person me Coronavirus

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anësor francez i Bayern Muenchenit, Kingsley Coman, është vetizoluar në shtëpi tri ditë para fillimit të stinorit në Bundesligë, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus, ka njoftuar klubi gjerman.

Coman, që shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit muajin e kaluar në Lisbonë, me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen e parë të Bayernit në Bundesligë të premten kundër Schalkes, shkruan agjencia Reuters.

“Kingsley Coman nuk është duke marrë pjesë në stërvitje. Sulmuesi 24-vjeçar ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus dhe është vetizoluar në shtëpi. Testi i tij për koronavirus të dielën rezultoi negativ. Mirëpo ai do të mbajë veten në formë nga shtëpia dhe do të marrë pjesë në seanca stërvitore virtuale”, është thënë nga Bayerni.

Të ngjashme