Comani paralajmëron pensionimin nëse i duhet të operohet sërish

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Bayern Munichut, Kingsley Coman, ka thënë se mund të pensionohet para kohe nëse i duhet t’i nënshtrohet sërish ndonjë operimi në nyjë të këmbës.

22-vjeçari deri tash është operuar dy herë dhe për këtë arsye mungoi gjatë, por edhe në Kampionatin Botëror me Francën gjatë verës.

“Nuk do të hyja në një operim të tretë. Kam pasur mjaft”, ka thënë ai për “TF1”.

“Nëse këmba ime nuk përshtatet me këtë jetë, nënkupton se më duhet diçka tjetër. Ishte vit i vështirë. Shpresoj të mos përjetoj më ato që kam kaluar. Nëse ndodh, nënkupton që s’jam për këtë nivel”, ka thënë më tej ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme