Conference League: Bodo Glimti shpartallon Romën, zhgënjen dhe Tottenhami

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar 10 ndeshjet e para në Conference League për këtë të enjte. Surpriza e ditës ka qenë humbje e thellë e Roma-s me shifrat 6-1 përballë Bodo/Glimt-it. Humbje ka pasur edhe për Tottenham-in.

Maccabi Tel Avivi-t dhe Feyenoord-i kanë arritur të marrin fitore të rëndësishme dhe bindëse. PAOK-u ka arritur të fitojë në transfertën daneze.

Grupi A

Maccabi Tel Aviv-it ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 në fushën e HJK-së. LASK-u ka fituar me rezultatin 3-0 në fushën e Alashkert-it.

Grupi B

Një ndeshje u luajt në këtë grup. Anorthosis Famagusta ka barazuar në shifrat 2-2 me Flora Talin-in.

Grupi C

Bodo/ Glimt-i “shpartalluar” Roma-n me rezultat tenistik 6-1. Dy gola në pjesë të parë dhe katër në pjesë të dytë shënuan vendasit ndaj skuadrës se Jose Mourinho-s.

Grupi E

Feyenoord-i ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Union Berlin-it. Maccabi Haifa ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Slavia Praha-s.

Grupi F

PAOK-u ka surprizuar danezët e Kobenhavn-it, pas fitores 2-1 në fushën e këtyre të fundit.

Grupi G

Rennes-i ka arritur të marrë tri pikët në transfertë përballë Mura-s. Tottenham-i ka zhgënjyer pas humbjes 1-0 në fushën e Vitesse-s.

Grupi H

Qarabag-u ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë kazakëve të Kairat Almaty-t.

Conference League do të vijoje ne mbremje me ndeshjet e mbetura:

Partizan Beograd – Gent

CSKA Sofia – Zorya Luhansk

CFR Cluj – AZ Alkmaar

Jablonec – Randers

Slovan Bratislava – Lincoln Red Imps

Basel – Omonia Nicosia

Të ngjashme