CONMEBOL refuzon që Botërori të mbahet çdo dy vjet

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Pas UEFA-së, kanë qenë organizata jugamerikane, CONMEBOL që po ashtu e kanë kundërshtuar publikisht idenë e Presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino për të mbajtur Botëror çdo dy vjet

Ky është qëndrimi i fundit kundër këtij projekt që do të bëjë që Infantino të tërhiqet nga ideja e tij, për të cilën ai është duke marrë shumë pak mbështetje.

Këtë mbrëmje, CONMEBOL ka lëshuar një deklaratë ku tërheq vërejtjen që një Botëror për çdo dy vite “do të çrregullonte garën më të rëndësishme të futbollit në planet, do të ulte cilësinë e saj dhe do të minonte karakterin e saj dhe standardet e saj aktuale”.

CONMEBOL konfirmon që në ndonjë fazë tjetër do ta mbështeste këtë projekt, por pas analizave taktike të propozimit dhe konsultave me liderët e futboll Jug-Amerikan, ata e kanë parë që kjo është “e paarritshme”.

Të ngjashme