Conor McGregor blenë një super barkë Lamborghini 3 milionë euro

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i shumëfishtë i UFC-së, Conor McGregor ka blerë një super barkë luksoze Tecnomar Lamborghini 63, e cila është prodhuar nga bashkëpunimi i prodhuesit të super veturave, Lamborghinit dhe kompanisë së prodhimit të jahteve The Italian Sea Group.

I inspiruar në super veturën Lamborghini Sian FKP 37, kjo super barkë është emëruar në bazë të vitit të themelimit të Lamborghinit, 1963, transmeton KOHA.

Konstrukti i bërë nga fibrat e karbonit nga Tecnomar e bënë këtë jaht të klasifikohet në kategorinë “super të lehtë”.

Kjo barkë peshon 24 tonë ndërsa është e gjatë 20 metra dhe ka 2 motorë V12, secili me nga 2 mijë kuajfuqi.

Barka kushton 3 milionë euro dhe do të prodhohen vetëm 63 ekzemplarë ndërsa do të dal në shitje në fillim të vitit 2021.

Të ngjashme