Conte bën blerjen e parë te Inter

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Inter është duke shqyrtuar të gjithë emrat e mundshëm për t’u afruar në skuadër, për sezonin e ri, që në krye të pankinës do të ketë Antonio Conten.

Valentino Lazaro, sulmuesi anësor i Hertha Berlin është ndër të preferuarit e Piero Ausilio, i cili e ka ndjekur prej kohësh dhe vetë Conte ka dhënë “Ok” për 23-vjeçarin, duke e cilësuar perfekt për skemën 3-5-2, që preferon ai.

Ka qenë gazeta gjermane “Kicker”, që ka bërë me dije se vetë Conte e ka telefonuar sulmuesin austriak dhe i ka kërkuar që të vishet zikaltër. Lazaro është ndjerë i privilegjuar nga kjo telefonatë dhe i ka thënë se është i emocionuar dhe mezi pret që të punojnë së bashku.

Klubi gjerman ka kërkuar 20 milionë euro në dorë për lojtarin e tyre, ndërsa Inter ka ofruar deri në 17 milionë, plus 2 të tjera në formë bonusesh, sapo marrëveshja të rafinohet plotësisht do të vijë edhe kalimi i tij në Milano, aty ku do të vishet si zikaltër.

Të ngjashme