Conte dëshiron lojtarë të rinj para se të fillojë shitjen

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 17:25 | Nga

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se është e pamundur të shesë lojtarë në muajin janar pa gjetur zëvendësimet e tyre.

Ky qëndrim i italianit rreth transferimeve vjen shkaku i mbrojtësit David Luiz, i cili është lidhur me një largim nga Stamford Bridge.

Conte nuk është kundër largimeve të janarit, por ka thënë se zbrazëtitë në ekip duhet të plotësohen me lojtarë të rinj para se të shesin.

“Pritjet e mia për lojtarët që kemi në ekip është që të qëndrojnë këtu dhe të tentojnë të vazhdojnë punën”, ka thënë Conte.

“Skuadra nuk është e madhe. Për këtë arsye nuk mendoj se është e mundur që të huazoj apo shesë një lojtar nëse nuk marrim një tjetër. Nuk mendoj se është reale kjo gjë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme