Conte dhe Inter arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit, sipas mediave italiane

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunimi mes Interit dhe Antonio Contes e ka arritur fund pas vetëm një viti, sipas mediave italiane, të cilat njëzëri raportojnë se trajneri italian do të largohet të martën më së largu.

Kandidati i vetëm për ta zëvendësuar atë është Max Allegri, një tjetër ish-trajner i Juventusit.

Komentet e Contes pas humbjes së Interit 3:2 kundër Sevillës në finale të Ligës së Evropës treguan se ai nuk ka ndryshuar aspak në qëndrimet e tij që prej tërbimit që e shfaqi ndaj drejtuesve zikaltër publikisht pas ndeshjes së fundit të sezonit në Serie A.

Conte ende është i zemëruar me drejtuesit e Interit për arsye të ndryshme, nga strategjia e transferimeve e deri të publikimi i çështjeve të brendshme në media.

Takimi vendimtar mes tij dhe klubit do të mbahet të martën, por mediat italiane këmbëngulin se i vetmi rezultat nga ai takim do të jetë shkëputja e kontratës me pajtim.

Interi nuk do ta shkarkojë Conten, sepse do t’i duhej ta paguante 10 milionë euro për dy vjet dhe zikaltrit janë duke e paguar Luciano Spallettit, i cili u shkarkua verën e kaluar.

Të ngjashme