Conte duket në formë, fillon stërvitjet me Chelsean (Foto)

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 16:29 | Nga

Menaxheri italian, Antonio Conte sot gjatë ditës ka udhëtuar për në Angli dhe është bashkuar me skuadrën e Chelseas.

Ai, sot kreu stërvitjet me klubin e tij të ri Chelsean, dhe dukej i lumtur për këtë skuadër.

Conte i cili dërgoi Kombëtaren e Italisë deri në çerek-finale në kampionatin evropian, u largua me kokë të ngritur lartë pas atyre lojërave të bukura.

Antonio Conte zuri vendin e Guus Hiddink te Chelsea, ndërsa fjalët e para të tij për këtë skuadër do të jenë nesër, pas konferencës zyrtare për shtyp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme